Fillimi LajmeIrak, përleshje e ashpër mes forcave irakiane dhe peshmergëve

Irak, përleshje e ashpër mes forcave irakiane dhe peshmergëve

nga Shekulli Agency

Në rrjedhë e sipër janë përleshje të ashpra mes forcave irakiane dhe peshmergëve në rrugën Erbil-Kirkuk.

Pasi forcat irakiane të sigurisë vendosën kontroll mbi vendin Altunkopru, në Kirkuk filluan të afrohen dhe pozicionohen peshmergët për shkak të cilës erdhi deri te përleshja.

Forcat irakiane janë duke përdorur armatim të rëndë, ku peshmergët u kundërpërgjigjen. Nga Erbili është nisur edhe një autokolonë me armatim të rëndë.

Nga komanda e peshmergëve në zonën e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut u bë e ditur se nga sot në mëngjes bombardohen pozitat e tyre ne zonën Altunkopru.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies