Fillimi LajmeIndia pretendon se ka testuar raketën “e avancuar” supersonike të kryqëzuar

India pretendon se ka testuar raketën “e avancuar” supersonike të kryqëzuar

nga Shekulli Agency

Organizata shtetërore indiane e kërkimit dhe zhvillimit në fushën e mbrojtjes (DRDO) njoftoi se India dje ka testuar një version detar të raketës supersonike kryqëzuese.

“Varianti i avancuar det-det i raketës supersonike të kryqëzuar BrahMos u testua nga anija INS Visakhapatnam. Raketa goditi saktësisht anijen e shënjestruar”, njoftoi DRDO në Twitter.

Marina indiane e quajti “arritje të dyfishtë” testimin e raketës supersonike të kryqëzuar BrahMos “me rreze të zgjeruar” nga INS Visakhapatnam, një anije e llojit “shkatërrues”, që është prodhimi më i ri vendas i anijeve me raketa të drejtuara.

Ministri i Mbrojtjes, Rajnath Singh, tha se lançimi i raketës rikonfirmoi qëndrueshmërinë e “gatishmërisë së misionit” të marinës indiane.

Raketa u zhvillua si pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët të nënshkruar në 1998 midis DRDO dhe kompanisë ruse NPO Mashinostroyeniya.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies