Fillimi LajmeHuthit kërcënojnë se do të sulmojnë pallatet mbretërore në Arabinë Saudite

Huthit kërcënojnë se do të sulmojnë pallatet mbretërore në Arabinë Saudite

nga Shekulli Agency

Grupi rebel Huthi nga Jemeni kërcënoi se do të sulmojë pallatet mbretërore në Arabinë Saudite.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seri, u bëri thirrje civilëve saudit dhe banorëve që të qëndrojnë larg pallateve të zyrtarëve sauditë.

“Këto pallate janë në listën e caqeve ushtarake të forcave tona”, tha ai në deklaratën e cituar nga Al-Masirah TV i drejtuar nga grupi Houthi.

Zëdhënësi tha se grupi i tij ka shënjestruar vende “të ndjeshme” në Arabinë Saudite, por pa dhënë detaje të tjera.

Autoritetet e Arabisë Saudite nuk komentuan kërcënimin e grupit rebel Huthi.

Të Premten, rebelët Houthi pretenduan se kanë kryer sulme me dron në një aeroport dhe bazë ajrore në Arabinë Saudite perëndimore.

Jemeni vazhdon të mbetet i zhytur në një dhunë që nga viti 2014, kur grupi Huthi i mbështetur nga Irani pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që kishte për qëllim parandalimin e shtrirjes territoriale të Huthive në Jemen dhe të mbështesë qeverinë pro-saudite të vendit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit, i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona njerëz mbeten në rrezik të urisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies