Fillimi LajmeHolandë, pezullohen 6 ushtarë që postuan pamje raciste

Holandë, pezullohen 6 ushtarë që postuan pamje raciste

nga Shekulli Agency

Në një deklaratë nga Ministria holandeze e Mbrojtjes thuhet se fundjavën e kaluar morën informacione rreth pamjeve lënduese dhe poshtëruese të ndara në grupin Whatsapp të lidhur me ushtrinë.

Më tej në deklaratë konfirmohet se u pezulluan 6 ushtarë të cilët kryen postimin me përmbajtje të pamjeve raciste dhe diskriminuese.

Pamjet u ndanë me prokurorinë e Holandës dhe është kërkuar fillimi i një hetimi rreth ngjarjes, thuhet në deklaratën në të cilën thuhet se 6 ushtarët e pezulluar gjatë stërvitjes së tyre në Danimarkë u rikthyen në Holandë.

Ministria në deklaratën e saj theksoi se “nuk ka vend për sjelljet që janë të papranueshme dhe të pasigurta në aspektin social”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies