Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir tha se industria turke e mbrojtjes ka arritur një sukses tjetër.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Demir dha informacione rreth sistemit kombëtar raketor të mbrojtjes ajrore HISAR O+. Ai theksoi se industria e mbrojtjes ka arritur edhe një sukses tjetër.
“Sistemi ynë kombëtar raketor i mbrojtjes ajrore HISAR O+ shkatërroi objektivin me shpejtësi të lartë në nivel të lartë fluturimi në goditjen e fundit të pranimit para përfshirjes në inventar. Tashmë HISAR O+ ndodhet në krye të detyrës me kapacitet të plotë me të gjitha elementët e tij. Uroj të jetë i dobishëm për ushtrinë tonë të lavdishme”, tha Demir.
