Prokuroria Republikane në qytetin turk Batman në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO lëshoi urdhër për arrestimin e të paktën 57 oficerëve të ushtrisë turke në 28 qytete.
Në mesin e 57 oficerëve, për të cilët prokuroria në Batman lëshoi urdhër arresti, gjenden 21 anëtarë të xhandarmërisë, 30 anëtarë të forcave ajrore dhe gjashtë anëtarë të forcave tokësore të ushtrisë turke. Bëhet fjalë për oficerë me gradë të nënkolonelit, majorit, kapitenit dhe eprorëve.
Arrestimi i oficerëve të lidhur me FETO-n është duke vazhduar.
Organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit 2016 orkestroi një tentativë për grusht shteti ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi, me ç’rast u vranë 250 persona, ndërsa mijëra u plagosën.
