Fillimi LajmeGjykata e Lartë e Mianmarit refuzon apelin e gazetarëve të Reuters-it

Gjykata e Lartë e Mianmarit refuzon apelin e gazetarëve të Reuters-it

nga Shekulli Agency

Gjykata e Lartë e Mianmarit sot hodhi poshtë apelin e dy gazetarëve të Reuters-it, të cilët vitin e kaluar u dënuan me nga 7 vite burg për shkelje të Aktit të Sekreteve Zyrtare, kur kanë hulumtuar vrasjen e 10 personave të komunitetit Rohingya në shtetin Rakhine të Mianmarit, raporton AA.

“Gjykata e Lartë konfirmoi më herët vendimet e instancave më të ulta gjyqësote”, ka thënë gjykatësi Soe Naing.

32-vjeçari Wa Lone dha 28-vjeçari Kyaw Soe Oo në shtator të vitit të kaluar u dënuan me 7 vite burg për shkak se kanë hulumtuar vrasjen e 10 personave të komunitetit Rohingya në shtetin Rakhine të Mianmarit të kryer nga forcat e Mianmarit.

Gjykatësi Yangon Ye Lwin atëherë deklaroi se gazetarët u dënuan se ishin fajtorë për mbledhjen e dokumenteve shtetërore të klasifikuara dhe transferimin e mundshëm të këtyre dokumenteve për grupet që luftonin kundër Qeverisë së Mianmarit.

Avokati mbrojtës Khin Maung Zaw tha për AA se ishte i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Lartë, por se mbrojtësit e tij kishin të drejtën të nisnin një apel të ri. Ai shtoi se para gjykimit të Gjykatës së Lartë, klientët e tij kanë thënë se nuk duan të vazhdojnë betejën ligjore.

“Ata thjesht humbën besimin në sistemin ligjor. Megjithatë, ne nuk e humbim shpresën, ka edhe disa dalje të tjera, përfshirë edhe faljen e presidentit”, tha Khin.

Chit Su Win, bashkëshortja e Kyaw Soe Ooa për AA tha se aspak nuk e di përse burri i saj është dënuar.

“Ata duhej të shpërbleheshin për punën e tyre, dhe jo të lihen prapa grilave”, tha Chit.

Gazetari Wa Lone pas vendimit në shtator të vitit të kaluar deklaroi se vendimi është i padrejtë, sepse si gazetarë kanë bërë punën e tyre dhe kanë hulmutuar vrasjet e paligjshme të civilëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies