Fillimi LajmeGjuriq po deportohet nga Kosova

Gjuriq po deportohet nga Kosova

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit, me arrestimin e drejtorit e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, pasi ky hyri ilegalisht në Veri.

Sipas Pacollit, Gjuriq aktualisht është duke u dëbuar nga Republika e Kosovës.

“Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai më tej, ka shtuar se Gjuriqit i është tërhequr vërejtja disa herë që t’i respekton ligjët e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies