Fillimi LajmeGjermania thirrje për takim mbi situatën në Ukrainë

Gjermania thirrje për takim mbi situatën në Ukrainë

nga Shekulli Agency

Ministria e Puneve të Jashtme e Gjermanisë njoftoi se përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës këtë javë do të takohen në Berlin në tentimin për t’i dhënë shtytje implementimit të marrëveshjes paqësore për lindjen e Ukrainës.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Martin Schaefer deklaroi të hënën se për shkak të situatës “së vështirë dhe të përkeqësuar” në lindje të Ukrainës, Gjermania për të marten ka caktuar takim të përfaqësuesve të këtyre vendeve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lufta në lindje të Ukrainës zgjat nga prilli i vitit 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Ndonëse në shkurt të vitit 2015 me ndërmjetësim të Gjermanisë dhe Francës u nënshkrua marrëveshja paqësore në Minsk, lindja e Ukrainës edhe më tej mbetet bastion i përleshjeve të shpeshta. Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 10.000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i konfliktit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies