Fillimi LajmeGjenerali Turk: “Edhe në Raka u dëshmua se PYD/YPG është dega siriane e PKK-së”

Gjenerali Turk: “Edhe në Raka u dëshmua se PYD/YPG është dega siriane e PKK-së”

nga Shekulli Agency

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, gjenerali Hulusi Akar, gjatë një vizite zyrtare në SHBA theksoi se grupi PYD/YPG është dega siriane e organizatës terroriste PKK dhe se kjo është dëshmuar edhe pas operacionit në Rakka në të cilin ky grup mbështetej nga forcat amerikane.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke ka njoftuar se gjate vizitës zyrtare dy ditore, Akar ka informuar zyrtarët amerikanë për luftën e gjerë të cilën është duke e zhvilluar Turqia kundër organizatave terroriste, në radhë të parë kundër PKK/PYD/YPG-së dhe DEASH-it përgjatë rripit të saj jugor kufitar.

Ai gjithashtu mori pjesë në konferencën ku shefat e shtabeve të 73 vendeve dhe krerët e NATO-s diskutuan mbi luftën aktuale kundër radikalizmit në botë.

“Gjenerali Akar gjatë konferencës, por edhe gjatë gjitha takimeve bilaterale theksoi rëndësinë dhe përsëriti kërkesat e Turqisë për mbështetje sa i përket luftës kundër terrorizmit, vazhdimit të procesit në Astana dhe aktivitete të tjera të ndërmarra nga Turqia me qëllim të neutralizimit të kërcënimit të paqes dhe stabilitetit rajonal” , thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies