Fillimi LajmeGjashtë terroristë të neutralizuar në veri të Irakut dhe juglindje të Turqisë

Gjashtë terroristë të neutralizuar në veri të Irakut dhe juglindje të Turqisë

nga Shekulli Agency

Ushtria turke ka neutralizuar gjashtë terroristë përmes një operacioni ajror në veri të Irakut dhe në juglindje të Turqisë.

Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë në rrjetin social Twitter, operacioni ajror i forcave turke ndaj terroristëve është realizuar dje në rajonin Hakurk të Irakut dhe në qarkun Eruh të provincës juglindore turke Siirt, e cila gjendet në afërsi të kufirit irakian dhe atij sirian.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies