Fillimi LajmeFundoset varka me refugjatë në Greqi, një fëmijë i vdekur

Fundoset varka me refugjatë në Greqi, një fëmijë i vdekur

nga Shekulli Agency

Një fëmijë nëntëvjeçar ka humbur jetën si pasojë e fundosjes së një barke me refugjatë në Detin Mesdhe në afërsi të Ishullit Kastellorizo (Megisti) të Greqisë.

Sipas një deklarate të Rojës Bregdetare të Greqisë, nga varka që ka qenë duke shkuar në Ishullin Kastellorizo janë shpëtuar 25 refugjatë.

Ndërkaq, një vajzë nëntëvjeçare e cila ka qenë në gjendje të keqe nuk është arritur të shpëtohet edhe përkundër të gjitha intervenimeve në qendrën mjekësore.

Supozohet se nga varka e fundosur janë nxjerrë të gjithë refugjatët që kanë qenë në të, megjithatë, thuhet se një helikopter ushtarak është duke i vazhduar aktivitetet e kërkim-shpëtimit për qëllime parandaluese.

Theksohet se fundosja e varkës ka mundësi të ketë ndodhur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies