Fillimi LajmeFrancë, fillon hetimi lidhur me posterat që krahasojnë Macron-in me Hitler-in

Francë, fillon hetimi lidhur me posterat që krahasojnë Macron-in me Hitler-in

nga Shekulli Agency

Në Francë ka filluar një hetim për disa postera që krahasojnë presidentin Emmanuel Macron me Adolf Hitler-in.

Postera dhe karikatura që krahasojnë Macron-in me Adolf Hitler janë shfaqur në bilborde në qytetet jugore franceze Toulon dhe Seyne-sur-Mer pas vendimit për vaksinim të obliguar kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në postera shkruhet “Binduni, vaksinohuni!” dhe “Turp”.

Autori i posterit dhe karikaturës është gjoja aktivistja lokale Michel-Ange Flori.

Të shtunën, më shumë se 100.000 njerëz dolën në rrugët e Francës për të protestuar ndaj masave të marra nga presidenti Macron për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Masat e diskutueshme përfshijnë vaksinat e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe pasaportat shëndetësore për të hyrë në vendet publike.​​​​​​​

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies