Fillimi LajmeFrancë, bombola e gazit e hedhur nga policia plagos fotoreporterin e AA-së

Francë, bombola e gazit e hedhur nga policia plagos fotoreporterin e AA-së

nga Shekulli Agency

Fotoreporteri i Anadolu Agency, Mustafa Yalçın, është plagosur pasi një bombolë gazi e hedhur nga policia franceze gjatë protestave kundër reformës së pensioneve në Francë e ka qëlluar në sy.

Yalçın, i cili po ndiqte nga afër protestat, u plagos në sy pasi bombola e gazit e forcave të sigurisë ka thyer xhamin e maskës që kishte vendosur si masë mbrojtëse.

Në gjendje të përgjakur, ai është trajtuar nga ekipet shëndetësore në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas nga mjekët në ambulancë.

Trajtimi i Yalçın është duke vazhduar në spital.

Ndryshe, përleshje midis policisë dhe dhjetëra mijëra protestuesve kanë ndodhur gjatë protestave që nisën sot në Paris dhe në gjithë Francën kundër reformës së pensioneve.

Policia ndërhyri pasi protestuesit dëmtuan mjedisin dhe ua vënë zjarrin disa automjeteve.

Rreth 80 protestues u njoftua të jenë arrestuar gjatë incidenteve, ndërsa po ashtu janë raportuar edhe të plagosur si rezultat i ndërhyrjes policore.

Portestat dhe incidentet e dhunës janë duke vazhduar në gjithë Francën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies