Fillimi LajmeFrancë, 6 fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19

Francë, 6 fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19

nga Shekulli Agency

Në qendrën e vaksinimit në Le Mans të Francës, 6 fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç kanë marrë rastësisht dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Agjencisë shëndetësore rajonale Pays de la Loire dhe guvernatorit Sarthe thuhet se 6 fëmijë ishin vaksinuar në Qendrën vaksinimit në Le Mans.

Ata morën vaksina dhe doza të ndryshme nga se nevojitej. Në njoftim theksohet se fëmijët morën sasi më të madhe të vaksinës sesa ishte paraparë.

Pasi është vërejtur gabimi, familjarët e fëmijëve janë njoftuar për efekte të mundshme anësore si temperaturë dhe dhimbje.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Jean Castex vizitoi qendrën e vaksinimit dhe bisedoi me njerëzit, shumica e të cilëve erdhën për një dozë shtesë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies