Fillimi LajmeForcat turke neutralizojnë 41 terroristë

Forcat turke neutralizojnë 41 terroristë

nga Shekulli Agency

Në operacionet e ndërmarra në shtatë ditët e fundit, në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut janë neutralizuar 41 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke njofton se 41 terroristë u neutralizuan në periudhën midis 20 dhe 27 prillit dhe një numër i madh i armëve dhe municioneve u konfiskuan. Poashtu janë shkatërruar një numër i madh i pozicioneve të përdorura nga terroristët si baza dhe depo.

Gjithashtu njoftohet se 4.305 terroristë u neutralizuan në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin Afrin të Sirisë.

Aktualisht është duke u zhvilluar operacioni i gjetjes se pajisjeve ushtarake dhe mjeteve shpërthyese në rajonin e Afrinit. Në operacionet e mëparshme janë shkatërruar më shumë se 120 mina dhe mbi 850 pajisje shpërthyese artizanale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies