Fillimi LajmeForcat turke kryen sulme ajrore ndaj terroristëve në veri të Irakut

Forcat turke kryen sulme ajrore ndaj terroristëve në veri të Irakut

nga Shekulli Agency

Në sulmin ajror të kryer në rajonin Gara në veri të Irakut nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) u shkatërruan pozicionet, strehimoret, armët dhe depot e municioneve të përdorura nga PKK

Në sulmin ajror të kryer në rajonin Gara në veri të Irakut nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) u shkatërruan pozicionet, strehimoret, armët dhe depot e municioneve të përdorura nga PKK.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm thuhet se TSK vazhdon të marrë nën objektiv kampet e përdorura nga anëtarët e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Avionët luftarak të Komandës së Forcave Ajrore, dje kryen një sulm ajror ndaj kampeve të PKK-së në rajonin Gara.

Avionët shkatërruan pozicionet, strehimoret, armët dhe depot e municioneve të cilat përdoreshin nga terroristët të cilët u zbuluan se ishin në përgatitje të sulmeve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies