Fondacioni Maarif i Turqisë, pas tetë muajsh të themelimit të tij, ka përshpejtuar aktivitetet në drejtim të institucioneve arsimore në Ballkan që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Anadolu Agency (AA), ushtrimi i detyrës së koordinatorit të këtij fondacioni për Ballkan në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe realizimi i vizitave të shpeshta kundër strukturave të FETO-s në shtetet e Ballkanit, tregon rëndësinë e dhënë për këtë rajon.
Kanë filluar vizitat dhe kontaktet intensive për hapjen e shkollave turke dhe për zhvillimin e procesit të transferimit të shkollave që kanë lidhje ose janë në bashkëpunim me FETO-n në shtetet e Ballkanit, duke filluar nga Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Rumania.
Përfaqësuesit e Fondacionit Maarif kanë filluar aktivitetet e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Rumani.