Fillimi LajmeFlota pakistaneze pengon hyrjen në ujërat territoriale të nëndetëses indiane

Flota pakistaneze pengon hyrjen në ujërat territoriale të nëndetëses indiane

nga Shekulli Agency

Komanda e Forcave Detare të Pakistanit njoftoi se një nëndetëse indiane u pengua nga përpjekja për të hyrë në ujërat territoriale të Pakistanit, transmeton Anadolu (AA).

Sipas një deklarate nga flota pakistaneze, në orët e para të mëngjesit një nëndetëse indiane u zbulua duke u përpjekur për të hyrë në ujërat territoriale të Pakistanit.

“Zbulimi i nëndetëses indiane me teknologji moderne nga marina e Pakistanit është në dëm të flotës indiane”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se nëndetësja indiane u pengua që të hyjë në ujërat territoriale dhe se ajo u detyrua të rikthehet në ujërat e Indisë.

Në deklaratën ku rikujtohet se për herë të fundit në vitin 2016 një nëndetëse indiane është penguar të hyjë në ujërat territoriale të Pakistanit thuhet se “Nëndetësja indiane nuk u vendos në objektiv për të ruajtur paqen. Ky veprim është një reflektim i dëshirës së Pakistanit për paqe”.

“Edhe India duhet të tregojë se është e prirur për paqe” theksohet në deklaratën ku paralajmërohet se ushtria e Pakistanit do të përgjigjet menjëherë ndaj çdo sulmi.

Tensionet Indi-Pakistan

Tensionet e fundit mes Indisë dhe Pakistanit, filluan me sulmin me bombë të ndërmarrë më 14 shkurt ndaj autokolonës me forca paramilitare në pjesën e Kashmirit nën kontrollin e Indisë ku dhe humbën jetën 44 persona.

Qeveria e New Delhit akuzoi Pakistanin për mbështetje të terroristëve që kryen sulmin. Ndërsa Pakistani hodhi poshtë akuzën dhe dënoi sulmin.

India më 26 shkurt njoftoi se ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj objektivave terroriste të cilat ndodheshin në Vijën e Kontrollit të Kashmirit në anën e Pakistanit.

Pakistani pas kësaj me arsyetimin e shkeljes së hapësirës ajrore të tij njoftoi rrëzimin e 2 avionëve luftarakë të Indisë.

Teksa India deklaroi rrëzimin e një avioni luftarak të Pakistanit, qeveria e Islamabadit nuk e konfirmoi këtë.

Qeveria dhe ushtria e Pakistanit theksuan se nuk dëshirojnë përshkallëzimin e tensioneve.

Ndërsa kryeministri i Indisë, Narendra Modi, akuzoi Pakistanin se po përpiqet të destabilizojnë vendin e tij.

Turqia, Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia u bënë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies