Fillimi LajmeFilmi Wonder Woman ndalohet në Liban për shkak të aktores izraelite

Filmi Wonder Woman ndalohet në Liban për shkak të aktores izraelite

nga Shekulli Agency

Autoritetet e Libanit kanë ndaluar shfaqjen e filmit “Wonder Woman” për shkak të pjesëmarrjes së aktores izraelite Gal Gadot në rolin kryesor.

Nga Ministria e Brendshme e Libanit, për AA thonë se ministri i Brendshëm Nihad Meshnuk ka nënshkruar vendimin për ndalimin e filmit Wonder Woman, në të cilin rolin kryesor e ka aktorja dhe ish-ushtarja izraelite Gal Gadot, në të gjitha kinematë e Libanit pas rekomandimit nga Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë.

Premiera e filmit në Liban do të shfaqej sot, ndërsa si arsye e ndalimit të tij është theksuar fakti që ajo është shtetase dhe ish-ushtare e Izraelit.

Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë dje kishte bërë të ditur se do të merren të gjitha masat për ndalimin e shfaqjes së filmit.

Edhe përkundër vendimit të marrë, në disa kinema të Bejrutit vazhdojnë të qëndrojnë afishet reklamuese të filmit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies