Fillimi LajmeFëmija afrikan mposht virusin HIV pa medikamente

Fëmija afrikan mposht virusin HIV pa medikamente

nga Shekulli Agency

Një fëmijë nga Afrika e Jugut i dijagnostifikuar me virusin HIV kur ka qenë vetëm një vjeç, për çka është trajtuar në mënyrë permanente, ka mposhtur virusin pa përdorur medikamente për nëntë vite rresht.

Ky është rasti i tretë i trajtimit të fëmijëve të prekur nga virus HIV që ka rezultuar me zhdukjen e virusit i cili shkakton sëmundjen SIDA.

Vajza e cila tani është nëntë vjeçare i është nënshtruar një terapie antiretrovirale (ART) e cila ka zgjatur për 40 javë, pasi menjëherë pas lindjes asaj i është zbuluar virusi HIV.

Trajtimi ishte ndaluar pas 40 javësh, ndërkohë që pas kësaj gjaku i vajzës është monitoruar në mënyrë periodike për një rebelim të mundshëm të virusit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies