Fillimi Lajme“Erdogan të nderohet me Çmimin Nobel për Paqe”

“Erdogan të nderohet me Çmimin Nobel për Paqe”

nga Shekulli Agency

Vlerësohet se Erdoğan duhet t’i ndahet ky çmim për “luftën kundër rendit botëror në të cilin i forti shkel të dobëtin, për kontributet për njerëzimin dhe për ngritjen e zërit për njerëzit e persekutuar”

Pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të Ombudsmanëve (Avokatët e Popullit) që po mbahet në Stamboll, kanë bërë thirrje që Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe për përkrahje dhe kontribut për njerëzit e shtypur dhe për njerëzimin.

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që Presidentit Erdoğan duhet t’i ndahet ky çmim për “luftën kundër rendit botëror në të cilin i forti shkel të dobëtin, për kontributet për njerëzimin dhe për ngritjen e zërit për njerëzit e persekutuar”.

Ndryshe, Konferenca Ndërkombëtare e Ombudsmanëve, e cila filloi dje, vazhdon sot me temën “Racizmi, ksenofobia dhe retorika e urrejtjes”. Në konferencë marrin pjesë 80 përfaqësues nga institucionet e Avokatit të Popullit nga 50 shtete, përfshirë edhe shtetet e rajonit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies