Fillimi LajmeErdogan: ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ së shpejti do të kalojë në fazën tjetër

Erdogan: ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ së shpejti do të kalojë në fazën tjetër

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot ka deklaruar se procesi i filluar me operacionet ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ së shpejti do të kalojë në fazën tjetër.

“Turqia mbron interesat e saj në Siri, qoftë përmes dialogut, fuqisë së butë ose realpolitikës. Turqia është vendosur të heqë grupin terrorist PKK nga territori i Irakut”, ka shtuar i.

– “Nuk ka prova konkrete se S-400 do të dëmtojnë NATO-n”

Në lidhje me sistemet ruse të mbrojtjes S-400 të cilat Turqia i ka mar nga Rusia, presidenti turk ka thënë se “Nuk ka prova konkrete se sistemet ruse të mbrojtjes S-400 do të dëmtojnë NATO-n dhe programin e avionëve luftarakë F-35”.

Erdoğan gjithashtu është shprehur se Turqia pret hapa të qarta nga SHBA-të mbi ekstradimin e drejtuesit të FETO-s në Turqi dhe ndalimin e armatimit të grupeve terroriste PKK/YPG.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies