Fillimi LajmeErdogan i jep letërnjoftim të Turqisë aktivistes së vogël siriane Bana

Erdogan i jep letërnjoftim të Turqisë aktivistes së vogël siriane Bana

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë të premten letërnjoftim të Turqisë aktivistes shtatëvjeçare siriane Bana Alabed dhe familjes së saj

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë të premten letërnjoftim të Turqisë aktivistes shtatëvjeçare siriane Bana Alabed dhe familjes së saj, e cila ishte arratisur në Turqi nga qyteti sirian Halep i shkatërruar nga lufta, pasi paraprakisht u ishte dhënë shtetësia turke.

Bana, nëna e saj, babai dhe dy vëllezërit e vegjël, ishin ndër mijëra njerëzit e evakuuar dhjetorin e kaluar nga qyteti i Halepit i rrethuar nga regjimi sirian.

Menjëherë pas ardhjes së familjes Alabed në Turqi, ata ishin pritur zyrtarisht nga presidenti Erdogan dhe gruaja e tij, Emine, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies