Fillimi LajmeErdogan bisedë telefonike me Putin lidhur me zhvillimet në Siri

Erdogan bisedë telefonike me Putin lidhur me zhvillimet në Siri

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas burimeve presidenciale, Erdoğan dhe Putin gjatë bisedës telefonike kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Siri.

Gjatë bisedës është theksuar se është shumë e rëndësishme që sa më parë të ndalen sulmet ndaj civilëve në Idlib dhe Gutën Lindore në Siri, në mënyrë që negociatat në Astana dhe Kongresi në Soçi të jenë të suksesshme.

Po ashtu, dy liderët kanë biseduar edhe në lidhje me projektin e Centralit Bërthamor Akkuyu dhe atë të Rrjedhës Turke, si dhe për bashkëpunime të tjera në fushën e energjisë, duke konfirmuar vendosmërinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve në çdo fushë.

Erdoğan dhe Putin kanë shkëmbyer mendime në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes Turqisë dhe Rusisë dhe Kongresin e Soçit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies