Fillimi LajmeErdogan bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Erdogan bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedën e realizuar mes Erdoğanit dhe Mbretit Abdullah II është diskutuar mbi çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Erdoğan ka thënë Turqia i kushton rëndësi të madhe bashkimit, unitetit dhe prosperitetit ekonomik të Jordanisë. Ai në bisedën me Abdullah II i ka uruar sukses Omar al-Razzaz-it, të cilit iu dha detyra për formimin e qeverisë në Jordani.

Presidenti Erdoğan dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po ashtu biseduan edhe për përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e statusit të Kudsit.

Në bisedë është konfirmuar vendosmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Jordanisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies