Sipas exit-poll-ët në Francë, Emmanuel Macron rezulton të jetë zgjedhur si presidenti i ri i Francës.
Sipas anketës së televizionit shtetëror, France 2, thuhet se 39-vjeçari Macron ka marrë 65.1 për qind të votave, ndërsa rivalja e tij, radikalja e djathtë, Marine Le Pen rezulton të ketë marrë 34.9 për qind.
Me publikimin e rezultateve nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritet që në orët e vona Macron të shpallet zyrtarisht presidenti i ri i Francës.
Ndërkohë rezultatet zyrtare përfundimtare pritet të shpallen më 10 maj nga Këshilli i Kushtetutës së Francës.
Presidenti i ri i Francës pritet të marrë detyrën zyrtarisht më 14 maj nga ai aktual François Hollande.