Fillimi LajmeDr.Gëzim Kelmendi: Qeveria shkatërron arsimin dhe promovon lakuriq-këndimin e Rita Orës

Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveria shkatërron arsimin dhe promovon lakuriq-këndimin e Rita Orës

nga Shekulli Agency

Qeveritë e kaluara shkatërruan arsimin parauniversitar duke e rradhitur në nivelin më të ulët ndërkombëtar të rezultateve të PISA-s.

Kjo qeveri po e shkatërron arsimin universitar duke e vështirësuar njohjen e diplomave në nivel ndërkombëtar të studentëve kosovar të tashëm dhe të ardhshëm.

Kjo qeveri shkarkoj bordin e AKA-s.

Pasojat e shkarkimit të këtij bordi rezultuan me përjashtimin e AKA-s nga EQAR.

Kjo qeveri sikur qeveritë e kaluara po e shkatërron arsimin, dhe për ditën e pavarësisë na promovon dhe mburet me lakuriq-këndimin.

Paguan 300 mijë euro për këndim lakuriq të Rita Orës dhe tërë atë festë të 17 shkurtit (Ditën e Pavarësisë) e simbolizon me këndim-lakuriqësie.

Mos të harron kjo qeveri se për 17 shkurt u vranë mbi 12 mijë shqiptarë, u dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare, janë ende të zhdukur mbi 1200 shqiptarë.

Le ta din kjo qeveri se mbi 50 ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje pas luftës, i kemi mbi 40 % të popullatës që jetojnë në varfëri, e kemi një arsim dhe shëndetësi të fundosur në rrezikun e shkatërrimit total.

Le ta din kjo qeveri se me 300 mijë euro që shpenzoj për promovimin e “bikinive” të Rita Orës, do të i kishte gëzuar shumë familje që jetojnë pa kulm mbi kokë.

Por le ta din edhe opozita VV dhe LDK se është bashkë pjesëmarrëse në këtë dëm dhe shkatërrim që po i bën qeveria, ngase po heshtin.

Heshtja përballë të keqes, është miratim i të keqes.

Gëzim Kelmendi

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies