Fillimi LajmeDr.Gëzim Kelmendi: Kufijtë e Kosovës i ka caktu Sulltani deri në Nish…

Dr.Gëzim Kelmendi: Kufijtë e Kosovës i ka caktu Sulltani deri në Nish…

nga Shekulli Agency

Ideja e Presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve e cila ka ngjallur reagime të shumta, është ide jo e duhur dhe në kohë jo të duhur.

Është ide jo e duhur ngase po përfolet për shkëmbim territoresh, konkretisht që pjesërisht Lugina e Preshevës të i bashkohet Kosovës, ndërsa pjesa më e pasur me burime natyrore si Liqeni Ujmanit dhe komunat veriore të Kosovës, të i dhurohen Serbisë.

Është në kohë jo të duhur, ngase Kosova, konkretisht udhëheqësit politik të Kosovës i kanë larguar edhe ftohur raportet me aleatët ndërkombëtar.

Bashkësia ndërkombëtare aktualisht është duke favorizuar Serbinë në raport me Kosovën.
Kosovën edhe përkundër faktit që e detyroj të ia falë 8 mijë hektarë Malit të Zi, bashkësia ndërkombëtare ende po e mbanë të izoluar.

Prandaj çështja e kufijve është aktualisht temë jo e duhur dhe në kohë jo të duhur.

Mos të harrojmë se Kosovën edhe ma herët e sakatosi bashkësia ndërkombëtare në Traktatin e Shën Stefanit me 1878, Kongresin e Berlinit me 1878 dhe Konferencën e Londrës me 1913.

Kufijtë e parë dhe origjinal të Kosovës i ka caktuar vetëm Perandoria Osmane.
Sulltani kufijtë e Kosovës i ka caktuar deri në Nish në drejtim të Serbisë, ndërsa deri në Plavë e Guci në drejtim të Malit të Zi.

Prandaj ju udhëheqës politik, ose kërkoni kufijtë e parë origjinal të Kosovës ose heshtni.

Gëzim Kelmendi

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies