
Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se sipas të dhënave paraprake 13 civilë e kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të autobombës nga YPG/PKK-ja në një treg në Tel Abyad të Sirisë.
Lidhur me sulmin në Tel Abyad, Ministria e Mbrojtjes tha se “YPG/PKK-ja ka kryer sulme kundër civilëve pasi nuk suporton situatën e normalizuar dhe ku çdo gjë shkon mirë në rajonin Tal Abyad të operacionit ‘Burimi i Paqes'”.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se “Sipas të dhënave paraprake 13 civilë e kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të autobombës nga YPG/PKK-ja në tregun ku njerëzit e pafajshëm bëjnë shit-blerje në qendër të Tel Abyad-it. Dënojmë në mënyrën më të ashpër sulmet çnjerëzore që terroristët me duar të përgjakura të YPG/PKK-së kanë kryer kundër banorëve civilë të Tel Abyad-it që kanë mundur të kthehen në territoret e tyre si rezultat i operacionit ‘Burimi i Paqes‘”.
“Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të mbajnë qëndrim kundër kësaj organizate të pamëshirshme. Mëshira e Allahut qoftë mbi vëllezërit tanë sirianë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet mes tjerash në deklaratë.