30
Gjashtë policë të plagosur, katër prej të cilëve janë dërguar në spital, si dhe katër persona të arrestuar është bilanci i përleshjeve në protestat në Londër mbi vdekjen e një personi pas një ndalimi rutinor në trafik nga ana e policisë.
Të dielën në mbrëmje Londra u përfshi nga trazirat të cilat u shkaktuan pas vdekjes së personit të arrestuar Edir Frederico Da Costa (Edson).
Demonstruesit pohojnë se Da Costa ka humbur betejën për jetë në spital, gjashtë ditë pas arrestimit të tij, ndërkohë që për vdekjen thonë se është si pasojë e dhunës policore.