Fillimi LajmeDEASH merr përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve në Bruksel

DEASH merr përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve në Bruksel

nga Shekulli Agency

Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për sulmin me thikë ndaj tre ushtarëve belgë të premten në Bruksel, sipas agjencisë së lajmeve e afërt me DEASH-in, Amaq, transmeton AA

Në deklaratën e sotme theksohet se “ushtari i DEASH-it” ka kryer sulmin si përgjigje e thirrjeve për sulme ndaj shteteve anëtare të koalicionit që luftojnë kundër organizatës terroriste.

Sulmi ka ndodhur në bulevardin e famshëm “Emile Jacqmainand”. I dyshuar është vërsulur ndaj ushtarëve belgë që patrullonin në rrugë, ku u qëllua dhe humbi jetën.

Zyra e Prokurorit Federal njoftoi se sulmuesi ishte i njohur në polici për akuzat për sulme, por jo edhe për veprimtari terroriste. I dyshuari ishte shtetas belg me origjinë somaleze.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies