Fillimi LajmeDanimarkë, personat me qëndrim të përkohshëm nuk mund të shkurorëzohen

Danimarkë, personat me qëndrim të përkohshëm nuk mund të shkurorëzohen

nga Shekulli Agency

Në Danimarkë, kërkesat për shkurorëzim të personave që janë me qëndrim të përkohshëm në vend refuzohen.

Gazeta “Politiken”, në artikullin që bazohet në vendimet e Administratës shtetërore për zbatimin e procesit të shkurorëzimit (Statsforvaltningen) thuhet se sipas nenit 3, paragrafit 7 të Ligjit për të huajt që ëhstë në fuqi, personat të cilët janë me qëndrim të përkohshëm në vend nuk mund të shkurorëzohen.

Sipas Ligjit për të huajt në Danimarkë, që të mund një i huaj të shkurorëzohet, duhet të ketë leje për qëndrim të përhershëm. Personat që kanë qëndrim të përkohshëm nuk konsiderohen banorë të Danimarkës.

Administrata shtetërore, për këtë shkak, kërkesat për shkurorëzim të personave me qëndrim të përkohshëm i refuzon.

Pas dhënies së lajmit, politikanët e Partisë Socialdemokratike dhe të Partisë Popullore të Danimarkës, bënë thirrje se Ligji duhet të ndryshohet.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies