Fillimi LajmeBritish Airways në shtator ndërpret fluturimet e drejtpërdrejta në Iran

British Airways në shtator ndërpret fluturimet e drejtpërdrejta në Iran

nga Shekulli Agency

Kompania ajrore britanike British Airways ka bërë të ditur se do t’i ndërpresë fluturimet e saj të drejtpërdrejta në kryeqytetin e Iranit, Teheran, pasi “operimi aktualisht nuk është komercialisht i suksesshëm”.

Vendimi i njoftuar vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore dhe nisi të rivendosë sanksionet e SHBA-ve.

British Airways thotë se fluturimi i saj i fundit në Teheran do të realizohet më 22 shtator, me kthimin më 23 shtator.

Kompania ajrore britanike rifilloi fluturimet e drejtpërdrejta në Teheran në muajin shtator të vitit 2016. Shërbimi ishte pezulluar në tetor të vitit 2012 pasi marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Iranit u përkeqësuan.

Britania ishte midis fuqive botërore që nënshkroi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Ajo së bashku me kombet e tjera evropiane kanë thënë se duan të mbrojnë kompanitë që vazhdojnë të bëjnë biznes në Iran, por shumë prej tyre janë larguar nga vendi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies