Fillimi LajmeBritani, protestë kundër vaksinës dhe masave ndaj COVID-19

Britani, protestë kundër vaksinës dhe masave ndaj COVID-19

nga Shekulli Agency

Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër u mbajt një protestë kundër vaksinës dhe masave ndaj koronavirusit (COVID-19).

Mijëra persona që kundërshtojnë vaksinën u mblodhën në sheshin para parlamentit në Londër dhe marshuan nën sloganet për “liri”.

Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet si “Jo pasaportës së vaksinës”, “Trupi im, vendimi im”, “Jo maskës, jo vaksinës, jo karantinës”, protestuesit reaguan edhe ndaj personave në rrugën e marshimit të cilët kishin vendosur maska.

Gjatë protestës erdh deri tek përleshja fizike mes atyre që kërkuan të sulmojnë policinë dhe atyre që u përpoqën të ndalonin këtë.

Qindra persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në muajt e mëparshëm nga grupi i cili kërkon heqjen e masave dhe moszbatimin e vaksinave kundër COVID-19.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies