Fillimi LajmeBozdag nesër në ShBA për të biseduar ekstradimin e Gulenit

Bozdag nesër në ShBA për të biseduar ekstradimin e Gulenit

nga Shekulli Agency

Ministri Bozdag më 8 maj ditën e hënë do të zhvilloj një takim me Sekretarin amerikan të Drejtësisë, Jeff Sessions në Uashington me të cilin do të bisedoj në lidhje me ekstradimin e Gulenit.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag nesër udhëton për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku para vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan, do të bisedojë në lidhe me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste FETO, Fetullah Gulen.

Ministri Bozdag më 8 maj ditën e hënë do të zhvilloj një takim me Sekretarin amerikan të Drejtësisë, Jeff Sessions në Uashington me të cilin do të bisedoj në lidhje me ekstradimin e Gulenit.

Bozdag do të informoj bashkëbiseduesin në lidhje me 4 doje shtesë të dërguara në ShBA në lidhje me ekstradimin e Gulenit dhe do të shpjegoj detajet në lidhje me hetimet e zhvilluara.

Ministri turk i Drejtësisë do të ndajë me homologun e tij amerikan informatat dhe dokumentet se tentativa e grusht shtetit më 15 korrik është kryer me urdhrin e kryeterroristit Gulen, ndërsa në rend të ditës sërish do të sjell ndalimin e përkohshëm të Gulenit, kërkesë kjo që është bërë më 10 shtator 2016.

Gjatë takimit Bozdag do të rikujtoj edhe marrëveshjen mes Turqisë dhe ShBA-së për ekstradimin e kriminelëve ku do të vë theksin në detyrimin sipas kësaj marrëveshjeje për ndalimin e përkohshëm të Gulenit, ndërsa do të kërkoj edhe përcjelljen e dosjeve të dërguara nga Turqia në gjykatë për të bërë atë që është e nevojshme për ndalimin e përkohshme dhe për ekstradimin e tij.

Pas takimit Bozdag do të kthehet në Turqi të martën më 9 maj, ndërsa para vizitës së Presidentit Erdogan në ShBA udhëtuan edhe shefi i Shtatmadhorisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar, Zëvendëssekretari i Presidencës dhe zëdhënësi Ibrahim Kalin dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar, Hakan Fidan.

/trtshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies