Fillimi LajmeBotaZyrtare: Fillon përçarja e BDI-së

Zyrtare: Fillon përçarja e BDI-së

nga Shekulli Agency

 

pdiGjithçka është gati që të formohet një parti e re politike, tek e cila do të transferohen të gjithë të pakënaqurit nga politikat e deritanishme të Bashkimit Demokratik për Integrim. SHENJA posedon edhe deklaratën të cilën të pakënaqurit kanë filluar ta nënshkruajnë në notar, me të cilën do të dëshmojnë se janë edhe themeluesit e subjektit të ri. SHENJA mëson se subjekti i ri politik do të quhet “UNITETI”.

Për një kohë më të gjatë në opinion qarkullojnë informatat për pakënaqësi të theksuara brenda kampit të integristëve. Më vonë, pakënaqësitë u shndërruan edhe në konflikte të armatosura. Në njërin prej tyre, humbi jetën Komandant Shqiponja nga Kumanova, i cili ishte pretendent për degën e BDI-së në Kumanovë, por që u vra nga kryerësi i kësaj detyre, i emëruar nga Ali Ahmeti. Disa ditë më vonë, në Strugë u vra edhe një tjetër funksionar i BDI-së, Argëtim Asani.

Kohë më parë u paralajmërua se grupi i pakënaqur brenda BDI-së do të formojë një parti politike, me qëllim që përfundimisht të distancohet nga udhëheqësia e deritanishme e kësaj partie. Pritet që partisë “UNITETI” t’i prijnë Rafiz Aliti, Hazbi Lika, Zylfi Adili, Fatmir Dehari dhe disa figura tjera të BDI-së. /SHENJA/

deklarata_202440032

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies