Turqit në Belgjikë shprehin keqardhje për donacionet në shkollat e FETO-s

Pas tentativës për grusht shteti në Turqi familjet turke në Belgjikë vazhdojnë t’i largojnë fëmijët e tyre nga shkollat që kanë lidhje me Organizatën Terroriste FETO

shk-gul-belPas tentativës për grusht shteti në Turqi familjet turke në Belgjikë vazhdojnë t’i largojnë fëmijët e tyre nga shkollat që kanë lidhje me Organizatën Terroriste FETO, ndërsa donatorët që kanë dhënë donacione në këto shkolla ndiejnë pendim të madh.

Erdal Koçak, i cili jeton në Belgjikë, shprehu keqardhjen e tij për gazetarin e AA-së. Duke rrëfyer se ndërtesa e Kolegjit Lucerna në qytetin Houthalen i cili ka lidhje me FETO-n është ndërtuar për 11 milionë euro, Koçak tha se “Prej këtyre, tetë milionë janë siguruar nga shteti, ndërsa tre milionë i kemi donuar ne. I kanë donuar të gjithë qytetarët që i kanë besuar atyre. Fatkeqësisht, këto ndihma që i kemi bërë na u paguan me grusht shteti dhe me tradhti”.

Ai u shpreh se pas daljes në shesh të qëllimit të vërtetë të shkollës, familjet turke kanë marrë vendim që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në Kolegjin Lucerna.

Koçak theksoi po ashtu se punonjësit e shkollës në vend se të ofrojnë arsim i kanë udhëzuar turqit se cilës parti t’ia japin votën. Ai tregoi se para zgjedhjeve lokale të 30 marsit të vitit 2014 familjet turke në Belgjikë ishin ftuar në mbledhje nga pjesëtarët e FETO-s.

“U thirrëm në mbledhje 15-20 ditë para zgjedhjeve bashkiake. Në këtë mbledhje u përdorën ca shprehje. Zaten, rrugët tonë u ndanë aty e tutje. Në fund të kësaj mbledhje u kërkua që vota t’i jepet partisë që është më kundër AK Partisë. Ai që e tha këtë ishte drejtor në këtë shkollë (Kolegjin Lucerna)”, tha Koçak.

Ai më tej potencoi se çdo kush e di se cila është “partia më kundër AK Partisë” në qytetet juglindore. “Këta persona kërkuan që votën t’ia japim një partie që përkrahë PKK-në. Pas kësaj, rrugët tona u ndanë”, potencon Koçak.

“Mbështetjet na u paguan me tradhti”

Ndërkaq, Ender Yazici, një donator tjetër, u shpreh se kanë dhënë mbështjetje të madhe për ndërtimin e shkollës. “Vetëm se tani na ka thyer zemrat fakti që kjo mbështetje na u pagua me tradhti. Do të doja të mblidheshim dhe këtyre personave t’ua thonim gabimin që e kanë bërë, t’i paralajmëronim e t’i kthenim nga rruga e gabuar, si dhe sërish t’i dilnim zot shkollës”, tha Yazici.

Fushata shpifëse e FETO-s në Belgjikë

Nga ana tjetër, drejtuesi i Kolegjeve Lucerna që kanë lidhje me FETO-n, në zonën flamane të Belgjikës, Ozkan Çetin, në deklaratën që dha për disa gazeta ka pretenduar se është hapur fushatë kundër tyre.

Ndërkaq, drejtori i Kolegjit Lucerna në zonën Anderlecht të Brukselit, Fevzi Yildirim, i ka shënjestruar disa shoqata që kanë shfaqur afërsinë e tyre me presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

“Dhjetëra fëmijë janë larguar nga shkolla

Disa gazeta që bëjnë publikime në zonën flamane kanë pretenduar se familjet turke janë telefonuar dhe u janë dërguar e-maile për t’i larguar fëmijët e tyre nga këto shkolla, mirëpo gazetat nuk kanë ofruar asnjë dokument në këtë drejtim.

Me këso lloj lajmesh, FETO po përpiqet që të ushtrojë presion ndaj familjeve që i kanë larguar fëmijët nga këto shkolla dhe ta parandalojë mbylljen e tyre nga mungesa e nxënësve.

Ndërkaq familjet, edhe krahas presioneve, po vazhdojnë t’i largojnë fëmijët nga shkollat që kanë lidhje me organizatën. Mediat e Belgjikës ka shkruar se dhjetëra fëmijë janë tërhequr nga këto shkolla.

Në Belgjikë ndodhen 12 shkolla që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO. Krahas Kolegjeve Lucerna në pjesën flamane të vendit, aktivitete zhvillojnë edhe shkollat Ecole des Etoiles në pjesën frankofone të vendit dhe në Bruksel.

Shekulli Agency