Fillimi LajmeBotaTrump zgjedh senatorin Jeff Sessions në krye të Departamentit të Drejtësisë

Trump zgjedh senatorin Jeff Sessions në krye të Departamentit të Drejtësisë

nga Shekulli Agency

tru-8799Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi të premten se do të emërojë senatorin Jeff Sessions në krye Departamentin e Drejtësisë.

“Është një nder i veçantë që mund të nominoj senatorin Jeff Sessions të shërbejë si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-ve”, thuhet në kumtesën e Trump.

Sessions është njëri nga senatorët e parë që publikisht mbështeti kandidaturën e Trumpit për president. Ai ka kaluar më shumë se 15 vite në Senat, ndërsa më herët ka shërbyer si prokuror i Përgjithshëm në shtetin Alabama si dhe prokuror i Shtetit.

Në një deklaratë të shkruar, ai nuk ka fshehur entuziazmin për propozimin. “Do të bëjë të pamundurën që të forcoj idealet e Departamentit”, thuhet në reagimin e tij.

Por senatori i Alabamas gjatë karrierës së tij shpesh është akuzuar për racizëm.

Kur u propozua për gjykatës federal nga ish-presidenti Ronald Reagan në vitin 1986, kolegët e tij dëshmuan se në praninë e tyre, Sessions kishte përdorur fjalë shumë përçmuese për njerëzit me ngjyrë, ndërsa një tjetër dëshmitar kishte thënë se “Sessions i tha atij se nuk ka asgjë kundër “Ku Klux Klanit, me përjashtim për përdorimin e tyre të drogës”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies