Fillimi LajmeBotaOrban në Vjenë: Kriza zgjidhet nëse refugjatët largohen nga BE-ja

Orban në Vjenë: Kriza zgjidhet nëse refugjatët largohen nga BE-ja

nga Shekulli Agency

222-viktor-orbanKryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi sot në Vjenë se kriza e refugjatëve mund të zgjidhet në mënyrë që refugjatët të largohen nga Bashkimi Evropian.

Orban foli në konferencën për media sot në kryeqendrën austriake jenë ku u mbajt Samiti për refugjatët me titull “Migrimi përmes Rrugës Ballkanike”, në të cilën morën pjesë liderët e 11 vendeve.

Kryeministri hungarez me këtë rast tha se kriza e refugjatëve mund të zgjidhet në mënyrë që refugjatët të largohen nga BE-ja.

“Gjermania dhe Austria momentalisht janë në gjendje të rëndë, meqë në këto vende gjenden mbi një million migrant ilegalë. Unë nuk besoj se ky problem mund të zgjidhet ashtu që refugjatët të shpërndahen në vendet tjera. Në vend të kësaj, nevojitet të bëhen më shumë përpjekje që këto njerëz të largohen nga BE-ja”, tha Orban.

Ai po ashtu tha se Unioni, në rast se nuk implementohet Marrëveshja për refugjatët mes BE-së dhe Turqisë, duhet të gjejë linjë të re mbrojtëse.

Ai shtoi se Gjermania nuk ka ndryshuar politikën e kuotave obliguese lidhur me çështjen e refugjatëve, dhe tha:

“Gjermania ende beson se kuota është e logjikshme. As Hungaria nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj. Kufijt doemos duhet mbrojtur, ndërsa gardhi i ngritur duhet përforcuar. Hungaria për disa javë do të jetë në gjendje që në kufijt fizikisht të parandalojë kalimin deri në dhjetë mijë refugjatëve”, tha Orban.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies