Fillimi LajmeBotaErdogan: Partitë politike të vendosin për sistemin presidencial

Erdogan: Partitë politike të vendosin për sistemin presidencial

nga Shekulli Agency

“Për mua nuk ka shumë rëndësi lloji i sistemit presidencial. Mjafton që dy partitë politike të ulen dhe të zgjedhin një sistem, si dhe të vendosin se çfarë do ti dërgojnë popullit për të votuar”.

tay-111-765Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, para nisjes drejt kryeqytetit pakistanez, Islamabad, ka mbajtur një konferencë për mediat në Aeroportin Esenboğa në Ankara.

Në lidhje me kërkesën e AK Partisë për ndryshimin e kushtetutës, Presidenti Erdoğan u shpreh: “Për mua nuk ka shumë rëndësi lloji i sistemit presidencial. Mjafton që dy partitë politike të ulen dhe të zgjedhin një sistem, si dhe të vendosin se çfarë do ti dërgojnë popullit për të votuar”.

“Për mendimin tim presidentit nuk duhet ti ndërpritet rruga e partisë, pasi kjo çon në uljen dinamikës politike në vend. Nëse hidhet një hap për ‘presidencë aktive’ ashtu sikurse e ka përmendur disa herë edhe Devlet Bahçeli, nëse do të kemi një sistem presidencial të tillë, atëherë marrëdhënien e presidentit me popullin nuk mund ta ndërprisni. Ndjekja e politikës bashkë me partinë e tij, do të forcojë pozitën e presidentit dhe do të ketë më shumë vendosmëri, pasi do të jetë më i përfshirë me partinë e tij”, tha Presidenti në vijim.

“Gjithmonë flasin për luftën kundër terrorit” 

Ndërsa në lidhje me vizitën e shefit të diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti Erdoğan u shpreh: “Gjithmonë flasin për luftën kundër terrorizmit. Por tashmë ne nuk i shohim shumë pozitive këto deklarata. Duam rezultate në praktikë”.

Ndërkohë një tjetër koment i Presidentit Erdoğan ka ardhur edhe për presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Muhammed Mursi, i cili u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak dhe është i burgosur. 

“Procesi i drejtësisë në lidhje me Mursin dhe shokët e tij nuk është duke funksionuar. Momentalisht ata janë në pozitën e atyre që ju bëhet padrejtësi. Jo vetëm hapja e një procesi për rigjykimin e tyre, por ata duhen lënë një moment e më parë të lirë”, tha Presidenti Erdoğan.

Presidenti i Turqisë është nisur drejt Pakistanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies