Fillimi LajmeBotaErdogan: Do të mobilizoheshin për të legjitimuar grushtin e shtetit

Erdogan: Do të mobilizoheshin për të legjitimuar grushtin e shtetit

nga Shekulli Agency

ta-9877Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e prezantimit të TRT World në Qendrën e Kongreseve Beştepe në Ankara, ku është shprehur se media ndërkombëtare po të kishte qenë i suksesshëm grushti i shtetit do të mobilizohej për të legjitimuar grushtin e shtetit.

“Një vend që ka një thellësi kaq të fortë nga pikëpamja historike, kulturore dhe gjeografike është e pamundur të qëndrojë e të mbetet indiferent, të mbyllë sytë dhe ti kthejë shpinën ngjarjeve që përjetohen përreth tij. Turqia që nga viti 2002 politiken e jashtme të saj e formëson dhe hedh hapat e saj në ndjekje të kësaj të vërtete”.

Duke tërhequr vëmendjen në ndryshimet që ka përjetuar Turqia në politikën e jashtme Erdoğan është shprehur se “Në krye të zonave më të dukshme të revolucionit të heshtur që vendi ynë ka përjetuar në 14 vitet e fundit padyshim që është politika e jashtme. Këtu dëshiroj të shprehem qartë se Turqia në periudhën tonë ka pasur një ndryshim serioz. Sot, boshti kryesor i politikës së jashtme turke, krahas vlerave njerëzore bazohet në interesat kombëtare”.

“Kryetitujt ishin përgatitur, por të gjitha shkuan dëm”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se në rast se grushti i shtetit nga FETO do të kishte qenë i suksesshëm, disa media ndërkombëtare do të mobilizoheshin për të legjitimuar grushtin e shtetit Erdoğan tha se “Media ndërkombëtare po të kishte qenë i suksesshëm grushti i shtetit do të mobilizoheshin për të legjitimuar grushtin e shtetit. Ata që sot na kritikojnë ne nëpërmjet lirisë së shtypit, ata që ushqejnë bashkëpunëtorët e tyre terroristë në një situatë të tillë do të vendosnin ekranet dhe faqet e tyre nën urdhrat e puçistëve. Në të kaluarën e kanë kryer këtë. Ashtu si në Egjipt puçistët me duar të përgjakura do të paraqiteshin si heronj të demokracisë, por nuk patën sukses. Kryetitujt e përgatitur shkuan dëm, kryetitujt ishin të gatshëm, por dështuan”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies