Fillimi LajmeBotaAzizi: Ali Ahmeti, pasuria më e madhe kombëtare e maqedonasve

Azizi: Ali Ahmeti, pasuria më e madhe kombëtare e maqedonasve

nga Shekulli Agency

maxresdefault

Anëtari i Trupi Koordinues së Lëvizjes BESA, njëherësh edhe njëri ndër nismëtarët e kësaj lëvizjeje, Adnan Azizi, në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një bisedë të pazakontë me një intelektual maqedonas.

“Ali Ahmeti është pasuria më e madhe kombëtare e maqedonasve”, i ka thënë Azizit miku i tij maqedonas. Më tej, në postimin e tij, Azizi shkruan:

“Duke biseduar me një intelektual maqedonas për çështje politike, më tha: “Ne, maqedonasit jemi shumë të shqetësuar, jo nga frika e rrëzimit të Nikolla Gruevskit, por nga frika e rënies së Ali Ahmetit dhe klikës së tij, sepse maqedonas kemi plot por “shqiptarë besnik” si Ali Ahmeti kemi shumë pak. Ata nuk janë kapital politik i përkohshëm por pasuri kombëtare e Maqedonisë dhe maqedonasve”. I dëshpruar dhe i tronditur thellë, fillova ta krahasojë ” heroizmin ” e Abas Gjukës dhe tradhëtinë e Ali Ahmetit”, ka shkruar Adnan Azizi, anëtar i Trupit Koordinues në Lëvizjen BESA. /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies