Fillimi LajmeBiden: Së shpejti do t’i dërgoj trupat amerikane në vendet e NATO-s në Evropën Lindore

Biden: Së shpejti do t’i dërgoj trupat amerikane në vendet e NATO-s në Evropën Lindore

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se së shpejti do t’i dërgojë ushtarët amerikanë në vendet e NATO-s në Evropën Lindore.

Biden dha deklarata për gazetarët lidhur me tensionet Ukrainë-Rusi gjatë kthimit në Washington DC pas vizitës që zhvilloi në qytetin Pittsburgh.

Në pyetjen e një gazetari se “Kur keni vendosur t’i dërgoni ushtarët amerikanë në Evropën Lindore?”, Biden u përgjigj: “Ushtarët amerikanë do t‘i dërgoj së shpejti në vendet e NATO-s në Evropën Lindore”.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon) John Kirby në një të hënën më 24 janar tha se kanë vënë në gatishmëri 8.500 trupa amerikane nëse Forca e Reagimit të NATO-s aktivizohet kundër ndonjë situate të papritur në krizën e Ukrainës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies