Fillimi LajmeBelgjikë: Turma e mbështetësve të PKK-së terroriste sulmojnë qytetarët turq

Belgjikë: Turma e mbështetësve të PKK-së terroriste sulmojnë qytetarët turq

nga Shekulli Agency

Në kohën kur Turqia avancon kundër terroristëve të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, raportohet se një turmë e mbështetësve të PKK-së terroriste në Belgjikën lindore kanë sulmuar qytetarët turq, raporton AA.

Rreth 300 mbështetës të PKK-së u mblodhën në një ngjarje në sheshin Saint Lambert në qytetin Liege për të protestuar kundër operacionit “Burimi i Paqes”, që Turqia e nisi të mërkurën në Sirinë veriore për të eliminuar terroristët e YPG/PKK, degës siriane të PKK-së.

Mbështetësit e terroristëve lënduan dy qytetarë turq me thika dhe sende të mprehta, thonë burimet nga terreni.

Ata shtojnë se të lënduarit morrën trajtim mjekësor në spitalet e afërme.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të eliminojë nga rajoni elementet terroriste të PKK-së dhe degës së saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies