
Civilët e qytetit Tal Abyad në lindje të Eufratit, i çliruar nga terroristët në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, filluan të kthehen në vendbanimet e tyre, raporton AA.
Tal Abyad u çlirua nga terroristët në ditën e pestë të operacionit që synon eliminimin e korridorit terrorist dhe të sjellë paqe në rajon.
Ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) vazhdojnë punimet e kërkimit në kuadër të masave të sigurisë në qendër të qytetit.
Ndërkohë edhe civilët të cilët ishin përkohësisht në zonat e sigurta tashmë filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.
AA dje kishte filmuar drejtëpërdrejt se si mbizotëron jeta e përditshme, qetësia dhe një mjedis sigurie në Tal Abyad-i që ishte kontrolluar 4,5 vite nga terroristët.
Qyteti Tal Abyad, pjesë e provincës së Raqqa-s, në qershor të vitit 2014 ishte okupuar nga organizata terroriste DEASH.
YPG/PKK në qershor të vitit 2015 kishte okupuar Tal Abyad-in me kërkesën e SHBA-ve.
Terroristët zhvendosën arabët dhe turkmenët duke i kërcënuar ato se avionët e koalicionit do të zhvillojnë sulme ajrore.