Zv/kryeministri turk Kurtulmush përfundon vizitën e tij në Maqedoni

Kurtulmush sot do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës

kot-kurtulmush-shkupZëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmush, i cili në kuadër të ceremonisë së diplomimit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Shkup, mëngjesin e sotëm udhëtoi për në Sarajevë, raporton (AA).

Kurtulmush në aeroportin “Aleksandri i Madh” u përcoll nga Ambasadori i Turqisë në Shkup, Omur Solendil, ministri pa resor Furkan Çako dhe rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu.

Zv/kryeministri Kurtulmush sot do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS).

Shekulli Agency