Bushati takon ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç

Takimi Bushati-Daçiç është zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ndërsa ka qenë i mbyllur për medait.

bushati-dacicMinistri i Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, i cili po qëndron sot në Tiranë në kuadër të takimeve të “Trilateralit” Shqipëri-Itali-Serbi.

Takimi Bushati-Daçiç është zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ndërsa ka qenë i mbyllur për medait.

Më parë Bushati u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Italisë, Paolo Gentiloni, ndërsa pas përfundimit të takimeve bilaterale pritet të fillojë takimi trepalësh. Kryediplomati shqiptar pas përfundimit të takimeve do të mbajë një konferencë për mediat ku do të prezantojë rezultatet e takimit.

Gentiloni dhe Daçic ndodhen sot në Tiranë për takimet në kuadër të “Trilateralit” Shqipëri-Itali-Serbi. Kjo nismë u iniciua më shumë se një vit më parë dhe vijoi takimin e parë trepalësh në nivel ministrash të Punëve të Jashtme në Romë, më 23 janar 2015.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se takimi synon shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e një sërë çështjesh të rëndësishme si për tre vendet ashtu edhe për rajonin dhe me gjerë.

/AA/

Shekulli Agency