Fillimi EkonomiRusi-Ukrainë, përplasje për çështjen e gazit

Rusi-Ukrainë, përplasje për çështjen e gazit

nga Shekulli Agency

Gjiganti rus i gazit “Gazprom” kërkoi 2,5 miliardë dollarë nga Ukraina për gazin e pakonsumuar, sipas saj në përputhje me kontratën e lidhur ndërmjet tyre.

111-gazprom-5674444Gazprom i drejtohet proceseve gjyqësore ku tashmë Moska dhe Kievi kanë mosmarrëveshje për dhjetëra miliarda dollarë.

Në një deklaratë, grupi shtetëror i ka dhënë 10 ditë kohë operatorit të gazit ukrainas ”Naftogaz” për të sistemuar këtë detyrim, në përputhje me klauzolën e quajtur “Take or pay” (”Merr ose paguaj”) të kontratës në fuqi, që Kievi kundërshton.

Blerësi pajtohet me një sasi minimale që duhet të paguajë nëse kjo sasi nafte konsumohet ose jo.

Moska dhe Kievi janë të përfshira në një konflikt të vazhdueshëm për çështjen e gazit prej ardhjes në pushtet të properëndimorëve në Ukrainë në vitin 2014. Në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ato po hartojnë marrëveshje të përkohshme të nënshkruara rregullisht, duke i mundësuar Ukrainës furnizimin me gaz pa u zbatuar klauzola në fjalë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies