Fillimi LajmeAustri, foshnja e sapolindur u ballafaqua me racizmin

Austri, foshnja e sapolindur u ballafaqua me racizmin

nga Shekulli Agency

Foshnja e një nëne turke Asel, e cila lindi në minutat e para të vitit të ri në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, sapo lindi u bë shënjestër e racistëve në rrjetet sociale.

Foshnja e çiftit Alper dhe Naime Tamgaç, e cila lindi në Vjenë në ora 00.47 natën e vitit të ri, u bë lajm në mediat vendore si foshnja e parë e vitit të ri.

Mirëpo, ky lajm u bë shënjestër e racistëve në rrjetet sociale, ku për foshnjën Asel dhe familjen e saj u bënë postime të ndryshme raciste si “Lindi terroristi i radhës”, “A është kancer gruaja?”, “Pse mban shami?”, “Ndoshta nuk do të kishte mundur të jetë më ftohtë”, “Me të vërtetë është nga Vjena?”.

Ndërkaq, një numër i madh i organizatave civile reaguan kundër racistëve të cilët morën në objektiv edhe një foshnje të sapolindur.

Sekretari i Përgjithshëm i Caritas-it në Vjenë, Klaus Schwertner, në një deklaratë për media dënoi ashpër gjuhën raciste dhe të urrejtjes duke shtuar se me këtë është tejkaluar vija e kuqe.

Mediat austriake theksuan se është e papranueshme postimi i shprehjeve raciste dhe gjuhës së urrejtjes kundër një foshnjeje të sapolindur.

Sipas këtyre mediave përkundër mesazheve raciste, familja ka marrë edhe mesazhe të shumta mbështetëse.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies